FRANCË- Njoftimi i emrit të kryeministrit të ri të Francës, nga presidenti francez Emmanuel Macron që pritej të bëhej sonte, është shtyrë për në mëngjesin e së premtes. Lajmin e njoftoi Pallati Elysee. Presidenti Macron tha dy ditë më parë se dëshiron të emërojë kreun e ri të qeverisë brenda 48 orëve të ardhshme.
Qeveria e re do të zëvendësojë atë të Michel Barnier, i cili u votua javën e kaluar nga parlamenti, duke e zhytur Francën në krizën e dytë të madhe politike në gjashtë muaj. Është shtyrja e dytë në shpalljen e emrit, pasi fillimisht i kishte bërë të ditur Elysée se shpallja do të bëhej ditën e martë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd