Transmetuar më 12-12-2024, 21:21

Një aksidenr rrugor ndodhi mbrëmjen e sotme në rajonin e Shkodrës duke i marrë jetën tragjikisht një djali të ri.

Ngjarja ndodhi sonte rreth orës 20:30, në aksin rrugor "Koplik-Dedaj" raporton noa.al.

Policia lokale tha se djali 21 vjeçar Gjeto Gjonaj, banues në fshatin Reç, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë shtetasi Gjeto Gjonak ka ndërruar jetë, gjatë rrugës për në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit