Transmetuar më 12-12-2024, 16:31

Një operacion i përbashkët mes autoriteteve të drejtësisë së Shqipërisë dhe Kosovës ka bërë të mundur shkatërrimin e një grupi kriminal që trafikonte armë, ndërsa janë lëshuar 14 urdhërarreste.

Janë përdorur agjentë të infiltruar që kanë kryer blerje të stimuluar.

Skuadra e përbashkët hetimore midis prokurorisë së Tiranës dhe Kosovës hetuan përgjatë 6 muajsh skemën e shitjes së armëve që dyshohen se silleshin nga Ferizaj.

Pak muaj më parë u arrestuan katër shtetas në afërsi të një qendre tregtarë në Tiranë.

Pas kësaj hetimet e përbashkëta identifikuan se shtetasi nga Kosova Valter Osmani kishte krijuar një linje për shitjen e armëve dhe trafikun e tyre.

Armët ka dyshime se silleshin në Shqipëri, të llojit Zoraki dhe shiteshin me çmime që nisin nga 900 euro.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit