Transmetuar më 12-12-2024, 10:10

Një burrë në Tiranë u fut tek mobileria në mes të bulevardit "Bajram Curri" dhe nën kërcënimin e thikës që mbante në dorë, i mori dhunshëm çelësin e makinës një personi duke u zhdukur bashkë me mjetin.

Në videon që ju sjell noa.al shikoni momentet dramatike të grabitjes ku shfaqet i dyshuari 32 vjeçar Iljaz Lufta.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, thanë zyrtarisht se në bulevardin "Bajram Curri", një shtetas kishte hyrë në një mobileri dhe në kërcënimin e një mjeti prerës, ka vjedhur çelësin e një automjeti i cili ishte i parkuar në hyrje të mobilerisë.

Në këtë kuadër ata kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Si rezultat është lokalizuar dhe arrestuar shtetasi Iljaz Lufta, 32 vjeç, banues në Durrës.

"Ditën e djeshme, ky shtetas dyshohet se ka hyrë në një mobileri dhe në kërcënimin e një mjeti prerës, i ka vjedhur një shtetasi çelësin e automjetit të cilin e kishte parkuar në hyrje të mobilerisë", tha policia.

Noa.al raporton se automjeti u gjet i braktisur në rrugën "Babë Rexha" dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit