TIRANË- “Sistemi i drejtësisë sot ofron më shumë drejtësi për qytetarët” ky është një nga pohimet që qytetarëve u është kërkuar të shprehin dakordësinë e tyre. Në këtë pohim qytetarët rezultojnë të jenë të ndarë pothuaj përgjysmë 32.4% janë dakord dhe 37,6% nuk janë dakord me këtë pohim.
Pavarësisht vlerësimit pozitiv për punën e Prokurorisë së Posaçme kur vendosen përballë pohimeve për të gjithë sistemin e drejtësisë dhe rezultateve që ky sistem ka sot në dënimin e politikanëve të korruptuar, apo edhe rezultateve në luftën kundër krimit të organizuar qartazi qytetarët janë përsëri të ndarë përgjysmë mes atyre që janë dakord dhe atyre që nuk janë dakord
34.8% janë dakord me pohimin se sistemi i drejtësisë ka rezultate në dënimin e politikanëve të korruptuar ndërsa 33.8% nuk janë dakord. 32.9% janë dakord për rezultatet e sistemit te drejtësisë në luftën kundër krimit të organizuar dhe 36.1% nuk janë dakord./Euronews Albania
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd