Elon Musk është i pari në botë që ka arritur dhe tejkalon 400 miliardë dollarë pasuri personale.
Sipas Bloomberg, pronari i Tesla-s ka një pasuri në vlerë" 439.2 miliardë, falë vlerësimeve të Teslas dhe SpaceX në Wall Street.
Që kur Donald Trump u zgjodh president i Shteteve të Bashkuara, pasuria e Musk, i cili mori pjesë aktive në fushatën e tij zgjedhore, është rritur ndjeshëm.
Në veçanti, Tesla është ngjitur në nivelin më të lartë që nga viti 2021. Dhe që kur Trump u zgjodh president i SHBA-së, vlera e aseteve të Musk është rritur ndjeshëm. Space X vlerësohet tani në 350 miliardë dollarë si pjesë e operacionit të fundit të shitjes së brendshme të letrave me vlerë.
Çmimi prej 185 dollarësh për aksion, është shumë më i lartë se 112 dollarët e më pak se tre muajve më parë, duke e bërë kompaninë e Musk, startup-in më të vlefshëm të palistuar në botë.
"Ajo që është çmenduri, është se pothuajse asnjë investitor nuk donte të shiste aksione – tha Musk pas thashethemeve nga Bloomberg i cili, për vlerësimin, citoi një email të brendshëm për kompaninë. SpaceX ka reduktuar sasinë e letrave me vlerë që do të bliheshin nga punonjësit për të lejuar hyrjen e investitorëve të rinj”.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd