Një 44-vjeçar shqiptar ka humbur jetën nga shpërthimi ditën e shtunë në Hagë të Holandës.
Mësohet se viktima është 44-vjeçari, Mikel Kamberi i cili ka lënë pas tre të mitur.
“Ishte si të shikoje një film. Nuk dukej e vërtetë. Gjatë gjithë kohës, fëmijët vazhdimisht pyesnin nëse është gjallë babai i tyre dhe pse nuk mund ta telefononin”, tha bashkëshortja e viktimës.
Ndërkohë, autoritetet në Holandë kanë arrestuar tre të dyshuar në lidhje me shpërthimet shkatërruese që tronditën një bllok apartamentesh në Hagë, duke vrarë gjashtë persona dhe duke lënë një komunitet të tronditur.
Shpërthimi, i cili ndodhi në orën 06:15 me kohën lokal të shtunën, shkatërroi pesë shtëpi në zonën Tarwekamp të qytetit.
Policia po eksploron “të gjitha rrugët” që mund të kenë çuar në incident, me arrestimet që sugjerojnë një motiv të mundshëm kriminal.
Të dyshuarit po mbahen në paraburgim të kufizuar, lejuan kontaktin vetëm me avokatët e tyre dhe pritet të dalin në gjykatë në fund të kësaj jave. “Arrestimet e mëtejshme nuk mund të përjashtohen,” thanë zyrtarët.
Shumë banorë u evakuuan dhe mbeten në strehimore, ndërsa dëmet strukturore po vlerësohen.
Disa automjete janë sekuestruar edhe pse është e paqartë nëse makina është parë duke u larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes menjëherë pas shpërthimit.
Policia ka marrë dhjetëra informacione dhe po bën apel për më shumë dëshmitarë dhe imazhe nga kamerat e sigurisë.
Ekipet mjeko-ligjore janë gati të rifillojnë hetimin pasi vendi i krimit të konsiderohet i sigurt.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd