Transmetuar më 11-12-2024, 18:28

Prokuroria Speciale i ka bërë ftesë për të dëshmuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit. Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar për ftesën e cila detyron kryeministrin Kurti për t’u paraqitur pranë Prokurorisë Speciale.

Më tej në postim ai shkruan se në zgjedhjet e kaluara kishte një vendim gjyqësor i cili ia kishte pamundësuar kandidimin në garën zgjedhore të 14 shkurtit 2021, ndërsa tani përmes kësaj ftese po tentohet ndikimi në rezultatin e zgjedhjeve të 2025.

“Teksa kryeministri Kurti ndodhet në mbledhje të Kryesisë së Lëvizjes VETËVENDOSJE! për të përmbyllur listën e kandidatëve për deputetë nga koalicioni LVV, Guxo dhe Alternativa në zgjedhjet e vitit 2025, nga kryeministria më njoftuan se ka ardhur një ftesë për të nga Prokuroria Speciale.

Në zgjedhjet e kaluara kishte një vendim gjyqësor i cili ia kishte pamundësuar kandidimin në garën zgjedhore të 14 shkurtit 2021, kurse tash përmes kësaj ftese po tentohet ndikimi në rezultatin e zgjedhjeve të 2025.

Qëllimi mbetet i njëjtë. Metoda ka ndryshuar. Kjo është ndërhyrje e sistemit të drejtësisë në proces zgjedhor”, ka shkruar Kryeziu.

Shënim: Publikimi është ndryshuar pjesërisht në titull dhe përmbajtje pas verifikimit nga Faktoje.al

Titulli i mëparshëm: Albin Kurti thirret për të dëshmuar nga Prokuroria Speciale në Hagë

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit