#NOAEDOBISHME | 6 arsye përse të marrësh pensionin në Fibank
-Sportele të dedikuara në degët e bankës për të shmangur radhët
-Llogari bankare pa komision
-Kartë debiti pa komision
-Bonus 2.000 lekë për kalimin e pensionit në Fibank
-Bonus shtesë 2.000 lekë për çdo mik që sjell në Fibank
-Përqindje ekstra për interesin mbi depozita
Tani që pensioni mujor është orientuar thuajse i tëri drejt bankave, duke shmangur radhët rraskapitëse në zyrat postare, shumë pensionistë janë në dilemën se cilën bankë të zgjedhin.
Një vëzhgim i departamentit të lajmeve ekonomike në noa.al, evidenton se aktualisht paketa për pensionistët që ka lançuar Fibank, përbën një interes të veçantë për burrat dhe gratë që tani po shijojnë vitet e pleqërisë, pas dekadash aktive në punë.
Zyrtarët e Fibank Albania, pohojnë se pensionistët po trajtohen nga kjo bankë si një grup i privilegjuar ndaj kanë lehtësira dhe benefite konkrete.
Kështu, çdo pensionist që zgjedh Fibank për të tërhequr pensionin, merr menjëherë 2 mijë lekë të reja bonus. Këtë shpërblim e përfitojnë edhe ata që e transferojnë pensionin e tyre në fibank, nga një bankë tjetër.
Madje kjo mundësi vlen edhe për pensionistët që jetojnë jashtë vendit. Nga kjo llogari pa komisione mund të zgjedhin të transferojnë paratë në një llogari kursimi me interesa të larta apo edhe t’i transferojnë në vendet ku jetojnë.
Jo vetëm kaq. Nëse çdo pensionist fton një mik apo një mikeshë të tërheqin dhe ata pensionin në Fibank, që të dy përfitojnë nga 2 mijë lekë shpërblim.
Këtë e konfirmojnë dhe zyrtarët e lartë të bankës: “Pensionistët janë klientët tanë të preferuar! – thotë Elma Lloja, Drejtore Ekzekutive & Drejtore e Segmentit Retail në Fibank. – Çdo klient që merr pensionin në Fibank, përfiton menjëherë 2.000 lekë në llogari. Nëse një klient pensionist referon një mik tjetër që të tërheqë pensionin në Fibank, ai dhe miku i tij, klienti yne i ri, përfitojne nga 2.000 leke secili!”
Ajo që e bën edhe më nxitëse ofertën është fakti se bonusi nuk limitohet në një mik, por sa të dojë gjithkush: Pra, nëse ka një rreth miqësor të gjerë, dhe sjell 10 miq në Fibank, merr menjëherë 20 mijë lekë të reja në llogari.
Pa radhë në sportele, shërbim i dedikuar!
Por a është e vështirë për moshat e thyera që të marrin pensionin në bankë? Në Fibank na pohuan se procedura është fare e lehtë dhe e shpejtë: mjafton që pensionisti/ja të nënshkruajë se dëshiron që pensionin ta marrë në këtë bankë.
Pa qëndruar në radhë, sepse në Fibank, pensionistët konsiderohen si grup i privilegjuar. Për ta shmangen radhët në sportele, sepse kanë shërbim të dedikuar dhe bëhen menjëherë klientë të preferiar të bankës.
Llogaria e pensionit në Fibank është pa tarifa të mirëmbajtjes mujore, pensionisti pajiset me një Kartë Debiti e cila mundëson tërheqjen në çdo kohë në rrjetin e ATM-ve, por edhe çdo lloj transaksioni që dëshirojnë, si blerje në dyqane apo markete, deri dhe blerje online.
Përmes shërbimit të bankës dixhitale, mund të bëjnë pagesa nga më të ndryshmet direkt në aplikacion, si dritat, ujin, telefonin, internetin, etj.
Disa pensionistë, preferojnë që të heqin mënjanë kursime. Ekspertët e Fibank pohojnë për lexuesit e noa.al se kjo bankë e ofron edhe këtë shërbim madje me përqindje ekstra.
Ndaj, nëse një pensionist vendos që të kalojë pensionin në llogari kursimi, kjo bëhet menjëherë nga banka duke përfituar interes më të lartë se nga llogaria rrjedhëse.
Ajo që është tërheqëse për pensionistët është fakti se këto të holla mund të tërhiqen në çdo kohë, pa i humbur interesat.
Për më tepër, çdo pensionist përfiton ekstra, një interes më të lartë se ai i publikuar në buletinin e interesave të depozitave. Sepse për këtë grup klientësh të preferuar, Fibank ofron edhe 0.2% Normë Interesi PLUS në çdo depozitë të re me afat 1 dhe 2 vjeçar.
Ndërkohë, Fibank ofron norma preferenciale interesi për të gjitha kursimet e grumbulluara në kohë nga klientët e saj pensionistë. Kjo bankë ofron norma shumë konkuruese interesash që arrijnë deri në 4.5% në EUR e USD dhe 6.5% ne Lekë. /noa.al
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd