Shkup- Departamenti i Shtetit Amerikan futi në listën e zezë, Artan Grubi, ish-zëvendëskryeministër nga radhët e BDI-së.
Teksa komentoi këtë vendim, kreu i BDI-së, Ali Ahmeti ka deklaruar se Artan Grubi duhet të tërhiqet nga funksionet në BDI.
I pyetur nga mediat ai tha se Grubi ka të drejtën e ankimimit dhe se vetë do të tërhiqet nga funksionet në BDI.
“Nuk i kontestojmë vendimet e Departamentit të shtetit, z. Grubi e ka të drejtën e ankimimit, të bëjë procesin në drejtim të fakteve, sepse kjo e drejtë i njihet z. Grubit në vendimin e Departamentit të Shtetit dhe z Grubi nuk do as të dëmtojë subjektin e vet, familjen e vet, BDI-në, deri në momentin që ky proces të ketë epilog”, deklaroi Ahmeti.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd