Transmetuar më 11-12-2024, 08:22

Në Shkurt 2024 emisioni “Stop” bëri një vëzhgim në disa shkolla 9-vjeçare të kryeqytetit për shitjen e ushqimeve të pasigurta në kangjellat e shkollës.

Pas 10 muajsh kthehemi, për të parë, se çfarë ka ndryshuar dhe shohim, se nuk është marrë asnjë masë.

Në Shtator 2023, ish-ministrat Taulant Balla dhe Evis Kushi premtuan zgjerimin e perimetrit të sigurisë për shkollat, por këto masa mbetën vetëm në letër.

Nga vëzhgimi i sotëm, rezulton se nxënësit lejohen të dalin nga shkollat, ose shitës ambulantë lejohen të shesin ushqim përmes kangjellave. Mes shumë shkollave, që emisioni “Stop” pa ishte edhe “Gjon Buzuku”, ku nxënësit dilnin nga kangjellat të pashqetësuar nga prania e mësuesve apo rojes së institucionit. Por në një situatë të paprecedentë, nxënësit e “Gjon Buzukut”, pasi u kapën në gabim, sulmuan grupin tonë të xhirimit gjatë kohës, kur duhet të ishin nën përgjegjësinë e rojës, mësuesve kujdestarë, drejtoreshës dhe një oficeri sigurie.

Momenti kur nxënësit sulmojnë gazetarët:

Gazetarja: Kush gjuajti?

Nxënësit: Bionde vagabonde e ke radhën sonte.

Gazetarja: Më trego pak, çfarë ke aty brenda!

Nxënësi: Ik andej!

Gazetarja: Më trego pak, çfarë ke aty brenda!

Nxënësi: Hiqe kamerën, se…!

Gazetarja: Çfarë se?

Nxënësi: Hiqe kamerën, se ta futa shpullë!

Nxënësi tjetër: Ik të q…r…!

Nxënësi tjetër: Atë racën…!

(Hedhin kapsolla)

Nxënësi tjetër: Oj budallaqe, ik andej mos na çaj k…!

Nxënësi tjetër: A ta mor thikën?! Ta morr thikën, më vdektë motra! Me rob shpie e kam në klasë./STOP

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit