Vijojnë masat ajrore të paqëndrueshme duke karakterizuar kushtet e motit në territorin Shqiptar ku vranësirat dhe rrebeshet e shiut do të jenë dominante; më të heksuara në zonat veriore dhe pjesëriasht në qendër; në zonat malore në lartësine mbi 800 metra do të ketë reshje dëbore.
Parashikohet që; pjesa e dytë e ditës dhe në vijim të përmirësojë dukshëm motitn në të gjithë territorin Shqiptar duke sjellë reshje intervale me kthjellime.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga -2°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 16°C vlera maksimale e cila pritet në Elbasan dhe Fier.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi mbi 55 km/h nga drejtimi kryesisht Verilindor; për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim mbi 3 ballë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd