Transmetuar më 10-12-2024, 23:16

Në mbrëmjen e fondacionit “Arbën Xhaferri” ku u përkujtua vepra e tij, kryeministri Edi Rama foli gjatë fjalës së tij edhe lidhur me debatin për gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut. Rama tha se kjo çështje nuk është e Gjykatës Kushtetuese apo e përkohshme e partive politike.

Ai u shpreh se gjuha shqipe në Maqedoninë e Veriut është një çështje që ka ndihmuar, jo vetëm ta mbajë bashkë këtë vend por të ushqej frymën e bashkimit mes dy popujve “transformues të shqiptarëve”.

“Sot pata kënaqësinë e posaçme, sa herë Ali Ahmeti vjen në Tiranë apo kur shkoj në një vend tjetër, duhet ta pyes Aliun tre herë që ai të përgjigjet tre minuta, ndërsa kur vjen këtu flet vetë s’kam nevojë ta pyes fare. Uroj që t’i Ali mos të biesh kurrë hero se na duhet dhe rruga është shumë e gjatë. Edhe tema e gjuhës shqipe e cila është në një kontest të pakuptueshëm për mua në gjykatën Kushtetuese, unë nuk them që udhëheqësit e Gjykatës Kushtetuese e kanë gabim, por mendoj që çka shqipja ka fituar si të drejtë qytetare në Maqedoninë e Veriut nuk është një çështje e Gjykatës Kushtetuese, nuk është një çështje e ligjeve e vullneteve të përkohshme, të partive politike.

Gjuha shqipe në Maqedoni është një çështje e materies që ka ndihmuar në mënyrë të jashtëzakonshme, jo vetëm ta mbajë bashkë Maqedoninë por të ushqej frymën e bashkimit mes dy popujve transformues të shqiptarëve. Në këtë rast dy popujve transformues në Maqedoninë e Veriut në sistemin e vlerave juridiko, sociale. Shumë vite më parë, Arbër Xhaferri dhe Ali Ahmeti bashkë me shumë të tjerë, por unë kam këta si kokat e shqiponjave, u vendos për gjuhën shqipe. Sot nga ky podium, nga kjo foltore është shkruar një nga emrat më të mëdhenj të shqiptarit më të mëdhenj, trajektorja e jetës së tij është një film.“, tha Rama.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit