Një takim i nivelit të lartë midis presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump dhe kryeministrit të Hungarisë, Viktor Orban u zhvillua në Mar-a-Lago, ku u diskutuan iniciativat hungareze sa i përket industrisë hapësinore dhe potencialit për bashkëpunim teknologjik.
Pjesëmarrës në këtë takim ishin: ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Péter Szijjártóë; kryetar i Grupit 4iG, Gellért Jászai; themelues dhe drejtor ekzekutiv i Tesla dhe SpaceX Elon Musk dhe këshilltari i ardhshëm i Sigurisë Kombëtare në administratën Trump, Mike Waltz.
Disa nga temat e diskutuara përfshinin: programin satelitor të Grupit 4iG, shërbimet e SpaceX dhe mundësia për krijimin e partneriteteve tregtare dhe teknologjike.
Noa.al mëson se të hënën pasdite, kryeministri i Hungarisë Viktor Orbán, i shoqëruar nga ministri i Jashtëm Péter Szijjártó dhe kryetari i Grupit 4iG, investitori i One Albania, Gellért Jászai, u takua me presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, Elon Musk dhe Michael Waltz në Mar-a-Lago.
Në fokus të diskutimeve ishte prezantimi i programit satelitor HUSAT të Grupit 4iG, një nismë inovatore në rajonin e Evropës Lindore dhe Qendrore. HUSAT synon të zhvillojë teknologji të avancuar që përdor satelitët për telekomunikacion, por dhe vëzhgim të Tokës.
Ky program, përdor një strukturë të re të prodhimit të satelitëve që aktualisht është në ndërtim e sipër nga 4iG Group dhe Remred në Martonvásár, Hungari.
E projektuar për të nisur në vitin 2026, HUSAT pritet të prodhojë satelitë në orbitën e ulët të Tokës me peshë deri në 400 kilogramë. Përpos rishikimit të programit satelitor të 4iG, palët eksploruan perspektivat për zhvillimin e inteligjencës artificiale, si dhe mundësitë për zgjeruar bashkëpunimin midis dy shteteve në sferat tregtare dhe teknologjike.
Duke reflektuar mbi takimin, Gellért Jászai, kryetar i Grupit 4iG, theksoi se diskutimet u zhvilluan në një atmosferë miqësore dhe konstruktive duke shënuar një hap të parë të rëndësishëm në zgjerimin e bashkëpunimit. Përpjekje të tilla, theksoi ai, synojnë të nxisin përshtatjen me teknologjitë e përparuara dhe të forcojnë lidhjet ekonomike përtej Atlantikut.
Grupi 4iG
4iG Plc, një kompani në pronësi me shumicë Hungareze, bazuar në Budapesti, është grupi kryesor i telekomunikacionit dhe Teknologjisë së Informacionit në Hungari dhe Ballkanin Perëndimor, dhe një nga kompanitë kryesore në ekonominë digjitale. E listuar në Bursën e Budapestit, qasja e freskët dhe inovative e Grupit dhe pozicioni i tij si integruesi kryesor i sistemeve të Teknologjisë së Informacionit në Hungari e bëjnë atë një ofrues kryesor të shërbimeve të biznesit në transformimin digjital të rajonit. Strategjia dinamike e zgjerimit të 4iG e ka bërë atë një aktor të rëndësishëm në tregjet e telekomunikacionit në Hungari dhe në Ballkanin Perëndimor. Grupi po zgjeron vazhdimisht shërbimet, ekspertizën dhe portofolin e tij për të përmbushur nevojat dhe kërkesat në ndryshim të tregjeve të telekomunikacionit dhe TI. Grupi 4iG ka mbi 8,000 të punësuar. www.4ig.hu/
Rreth Programit HUSAT:
Nën iniciativën HUSAT, 4iG Group synon të lëshojë një plejadë prej nëntë satelitësh, të përbërë nga një satelit gjeostacionar (HUGEO) dhe tetë satelitë të orbitës së ulët të Tokës (HULEO). Dy satelitët e parë janë planifikuar të lëshohen deri në fund të vitit 2028, duke konkluduar me vendosjen e të gjithë satelitëve të planifikuar për vitin 2032. Programi i zhvillimit të këtyre satelitëve është një investim i plotë i Grupit 4iG, i cili do të mbulojë të gjitha kostot, që nga prodhimi, lëshimi dhe përdorimi në hapësirë, si dhe shpërndarja e të dhënave tek përdoruesit fundorë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd