PEJË- Një plagosje me thikë ka ndodhur ditën e sotme në shkollën “8 Marsi” në Pejë. Mësohet se një nxënëse është plagosur me thikë nga një bashkëmoshatar i të njëjtës shkollë. Ndërkohë e plagosura është dërguar në emergjencën e spitalit për trajtim mjekësor.
Gjithashtu policia ka vënë në pranga të dyshuarin dhe ka sekuestruar mjetin prerës. Ndërkohë hetimet po vazhdojnë për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.
“Policia ka dalur në vendin e ngjarjes, e ka arrestuar të dyshuarin dhe viktima është dërguar në emergjencën e spitalit për trajtim mjekësor. Janë shoqëruar në stacion policor dy dëshmitarë, të cilët janë intervistuar. Është konfiskuar mjeti i mprehtë thika me të cilën dyshohet se është kryer vepra. Prokurori i Shtetit ka caktuar masën e ndalimit prej 48 orëve për të dyshuarin,” thuhet në njofimin e policisë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd