Transmetuar më 10-12-2024, 15:41

Në Bashkimin Evropian, 13 për qind e qytetarëve punojnë edhe pas daljes në pension, njoftoi Eurostat. Rreth gjysma e njerëzve që kanë vazhduar punën e bëjnë punën e tyre në të njëjtat kushte si para daljes në pension, ndërsa gjysma tjetër kanë ndërruar punë ose kanë ulur numrin e orëve të punës, shtohet në raport. Një sondazh i kryer vitin e kaluar tregoi gjithashtu se numri më i lartë i njerëzve që punojnë pas daljes në pension u regjistrua në vendet baltike të BE-së, në Estoni 54.9 përqind, Letoni 44.2 përqind dhe Lituani 43.7 përqind. Nga ana tjetër, përqindja më e ulët e pensionistëve që punojnë është regjistruar në Rumani 1.7 për qind, ndërsa në Greqi ishte 4.2 për qind dhe në Spanjë 4.9 për qind.

Në pyetjen se pse vazhdojnë të punojnë edhe pas pensionimit, numri më i madh i të anketuarve, konkretisht 36.3 për qind e tyre janë shprehur se u pëlqen puna dhe u pëlqen të jenë produktivë, ndërsa 28.6 për qind kanë thënë se kanë nevojë për mjete financiare. Gjithashtu, rreth 11.2 për qind e të anketuarve deklarojnë se duan të ruajnë jetën e tyre shoqërore, ndërsa 9.1 për qind theksojnë se puna e tyre është fitimprurëse financiare. Përqindja më e lartë e njerëzve që vazhduan të punojnë për shkak të kënaqësisë së saj u regjistrua në Danimarkë 61 për qind, Holandë 59,6 për qind dhe Itali 51,7 për qind, dhe më e ulëta është në Spanjë 17,9 për qind, e ndjekur nga Qiproja 19,1 për qind dhe në Sllovaki 20,4 për qind për qind.

Ndërkaq, në raport me grupet më të reja të popullatës, pensionistët shqiptarë janë më të palumturit. Indeksi Global i Lumturisë i renditi pensionistët shqiptarë të 100-ët nga ata në 143 vende të botës për këtë vit. Në indeksin e përgjithshëm ku përfshihen të gjitha grupmoshat, Shqipëria ishte e 87-ta mes 143 shteteve. Në grupmoshën 60+, kishim renditje të dobët, duke lënë pas vetëm vendet e Afrikës. Pensionistët shqiptarë janë më të palumtur edhe në krahasim me grupmoshat e tjera të popullsisë, të rinjtë dhe mosha e mesme. Indeksi tregoi se vitin e kaluar, pensionistët shqiptarë kishin nivele lumturie më të ulëta se më 2006-ën.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit