SHQIPËRI- Qarkullimi i masave ajrore të paqëndrueshme do të vijojnë në territorin shqiptar duke sjellë dominim të vranësirave dhe shirave në zonat e ulëta dhe bregdetare, ndërsa zonat malore do të mbizotërohen nga vranësira dhe reshje dëbore më të theksuara në zonat juglindore.
Parashikohet që pjesa e dytë e ditës dhe në vijim të dobësojë dukshëm intensitetin e reshjeve në vend, por ulen sërish temperaturat.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë kostante në orët e mëngjesit, por ulen ndjeshëm maksimumet duke u luhatur nga -2°C vlera minimale e shënuar në zonat verilindore deri në 15°C vlera maksimale e cila pritet përgjatë vijës bregdetare.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë gjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 65 km/h nga drejtimi juglindor; për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim mbi 4 ballë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd