Transmetuar më 08-12-2024, 13:39

Banka OTP Albania është nderuar me çmimin prestigjioz “Banka më e mirë në Shqipëri” për vitin 2024 nga revista ndërkombëtare The Banker. Ky çmim, i konsideruar si një ndër më të rëndësishmit në industrinë globale bankare, i është akorduar Bankës OTP Albania për përmirësimin e kostove operacionale duke përmirësuar raportin kosto/të ardhura dhe aftësisë për të menaxhuar projekte komplekse të transformimit të saj.

Ky është viti i tretë radhazi që Banka OTP Albania vlerësohet me këtë titull prestigjioz, duke rikonfirmuar rolin e saj si një bankë lider në sektorin bankar shqiptar.

Në këtë moment të rëndësishëm për Bankën OTP Albania, Drejtori i Përgjithshëm i saj, z. Bledar Shella u shpreh: “Ky është viti i tretë radhazi që ne marrim këtë vlerësim të rëndësishëm për bankën tonë. Unë besoj se çmimi nga The Banker, i bazuar në cilësinë e lartë të procesit të bashkimit të bankave rritjen e biznesit dhe performancës së shkëlqyer financiare që kemi patur ndër vite, përfaqësojnë mesazhin e duhur që duhet të merrnim këtë fundvit”.

Revista The Banker, pjesë e grupit prestigjioz Financial Times, vlerëson çdo vit bankat që dallohen për performancën e tyre financiare, inovacionin dhe shërbimin e shkëlqyer ndaj klientëve.

Çmimi për vitin 2024 vjen si një vlerësim për arritjet e mëposhtme të Bankës OTP Albania:

-Produktet dhe ofertat e reja të ofruara gjatë vitit 2024 për segmentit e SME, duke e përcaktuar këtë segment si një treg kryesor;

-Ofrimin e produkte të reja për financimin e kapitalit qarkullues dhe aseteve fikse për bizneset Start-Up dhe atyre që operojnë në sektorin bujqësor, i cili kontribuon me gati 20% të PBB në Shqipëri; dhe

-Ofrimin e shërbimit të bankingut të hapur për klientët individë, i cili mundëson akses në kryerjen e pagesave dhe shërbimeve të tjera përmes aplikacioneve të palëve të treta.

Është patjetër një vlerësim që i shkon punonjësve të rrallë që kemi në skuadrat tona, por mbi të gjitha klientëve tanë që kanë mirëkuptuar ndryshimet dhe kanë përqafuar të ardhmen e përbashkët”, shtoi Drejtori i Përgjithshëm i Bankës OTP Albania, z. Bledar Shella.

Çmimi “Banka më e mirë” për vitin 2024 reflekton edhe njëherë përkushtimin e Bankës OTP Albania ndaj rritjes së qëndrueshme, investimeve në zhvillimet teknologjike në shërbimet bankare dhe përmbushjes së nevojave të klientëve me profesionalizëm dhe inovacion.

Ai shërben si një motivim i fuqishëm për të vijuar me rritjen, duke forcuar rolin e kësaj banke si një institucion lider dhe partner i besueshëm financiar në Shqipëri. Si pjesë e Grupit OTP, një nga institucionet financiare më të mëdha dhe me rritjen më të shpejtë në Evropën Qendrore dhe Lindore, Banka OTP Albania reflekton vlerat dhe standardet e larta të grupit, duke kontribuar në rritjen dhe fuqizimin e tij në tregun bankar shqiptar.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit