TIRANË- Dy influencues italianë që jetojnë në Shqipëri së fundmi kanë publikuar në rrjetine tyre në "Instagram" një video teksa pasqyrojnë ndryshimet e çmimeve mes vendit tonë dhe fqinjëve tanë përtej detit. Dy influencuesit shkruajnë se fundjavën e kaluar ishin në Itali dhe bënë disa blerje. Pas rikthimit nga Italia ata kanë bërë disa blerje në Tiranë dhe kanë shpalosur ndryshimet e çmimeve.
Siç shihet edhe në video ata blejnë produkte të njejta si në Itali edhe në Tiranë dhe në fund fatura e tyre është gati 7 euro më shumë. Ata theksuan se nuk mund ta besonin ndërsa shtuan se vetëm me kaq blerje harxhuan shumë para.
Postimi i plotë:
Shpenzimet në Itali ???????? vs Shqipërisë. Fundjavën e kaluar ishim në Itali dhe sigurisht duhej të blinim disa gjëra! Kështu shkuam në të njëjtin supermarket në Tiranë për të kuptuar edhe ndryshimin e çmimeve… Nuk mund ta besonim, këtu është një përmbledhje
Italia
– 3 qumësht gjithsej: 4,97€ – 2 proshutë totale: 4,98€ – 2 salmonë: 7,98€ – 2 salmonë: 1,49€ TOTAL: 19,42€
Albania – 3 qumësht gjithsej: 6,66 € – 2 proshutë totale: 5,18 € – 2 salmonë: 11 € – makarona: 2,29€ TOTAL: 26,28€
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd