Emri i të ndjerit Pal Trashaj i cili kërkoi ndihmë nga drejtësia ndër vite dhe që më pas i dha fund jetës, është një nga emrat e qytetarëve që prokuroria e Tiranës e rendit tek lista e gjatë e shtetasve që u dëmtuan nga skema mashtruese e mikrokredive për të cilën dyshohet se funksionoi si një grup kriminal.
Në dosjen e hetuar nga Antoneta Sevdari, Ndini Tavani dhe Arben Agovi dhe që tanimë po shqyrtohet nga prokurorët e posaçëm në Tiranë, të cilët së shpejti do kërkojnë rivlerësim masash personale, përmenden raste të kërcënimit të qytetarëve për rimarrje kredish.
Një ndër ta është dëshmia e çiftit Kozeta dhe Pajtim Sinomati të cilët në 2009 morën një kredi prej 500 mijë lekësh për të arreduar banesën. Por MCA më pas i morën banesën tre katëshe, i sekuestruan automjetin dhe llogaritë bankare. Të pyetur nga prokuroria ata tregojnë se si nisën shlyerjen e kredisë por që nuk dolën asnjëherë nga ky kurth ndërsa përndjekja e tyre vazhdoi edhe nga përmbaruesit pa ju treguar se ndërkohë ishte vendosur nën sekuetstro dhe ishte publikuar në ankand, raporton Top Channel.
Në këtë formë ka dyshime se ju mor pasurie 1700 shtetasve të cilët nga prona të qytetarëve kaluan në pasuri të MCA dhe Final.
Numri i personave që i kanë kaluar SPAK është 17 të dyshuar, mes tyre edhe Olsi Ibro i cili në kulmin e hetimeve i dha fund jetës. Të gjithë të dyshuarit konsiderohen anëtarë të grupit kriminal që duhen hetuar nga SPAK. Por janë gjithashtu nën hetim për të njëjtën skemë edhe një zyrë përmbarimi e dyshuar për mashtrim me pasoja të rënda si edhe micro credit Albania, Adca dhe Final.
Grupi thotë SPAK nuk u krijua rastësisht dhe se kanë pasur strukturë që zgjati nëntë vjet.
Mes analizave të renditura tre prokurorët që shpallën moskopmetencën theksojnë faktin se qytetarët të cilët shpesh shtyheshin të merrnin kredi të dytë për të mbyllur të parën, interesat e kredive shkuan në vlerën 700 përqind në vit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd