Në orët e para të mëngjesit, Shqipëria do të jetë nën mbizotërimin e vranësiravë të shpeshta të cilat do të gjenerojnë rrebeshe shiu në si fillim në zonat veriore dhe gradualisht do të përfshijnë të gjithë territorin e vendit.
Herë pas here shirat do të jenë në formë shtrëngate.
Në zonat e thella malore priten reshje dëbore parashikohet që deri mëngjesin pas-ardhës reshjet e dendura të vijojnë në të gjithë territorin e vendit.
Temperaturat e ajrit do të ulen në vlerat minimale, por rriten maksimumet duke u luhatur nga -2 °C vlera më e ulët deri në 17°C vlera më e lartë në rang vendi.
Era do të fryjë e fortë si në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë mbi 70 km/h nga drejtimi Jugor; për pasojë në brigjet detare do të krijohen dallgë mbi 6 ballë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd