Transmetuar më 09-12-2024, 03:00

Rreth 250 intelektualë shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, i kanë kërkuar Gjykatës Kushtutuese të këtij vendi, mosshfuqizimin e përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe, ndërsa në datën 11 dhjetor ajo pritet të nisë procedurën për vlerësimin e kushtetutshmërisë të Ligjit për gjuhët.

Ata kanë shprehur besimin se gjykata më e lartë e vendit nuk do të lejojë cënimin e ndjenjave të qytetarëve shqiptarë dhe fundosjes së besimit të tyre në këtë gjykatë.

Në letrën drejtuar Kushtetueses, rektorët e tre universiteteve në gjuhën shqipe, Prof. Dr. Abdulmenaf Bexheti, Prof. Dr. Jusuf Zejneli UT, Prof. Dr. Izet Zeqiri, por edhe dekanë dhe profesorë, përfshi edhe gjuhëtarin e njohur Agim Vinca, i kujtojnë gjykatës rastet kur vendimet e saj kanë shkaktuar tensione dhe pakënaqësi, që kanë çuar pasoja të rënda në marrëdhëniet ndëretnike dhe kanë cenuar të drejtat kombëtare të shqiptarëve për barazi dhe drejtësi, të realizuara në rrugë institucionale.

"Nga sa kemi pasur rastin të dëgjojmë nga ju, të nderuar Gjyqtarë, si dhe nga disa përfaqësues të lartë politikë (si, për shembull, deklaratat e Kryeministrit Mickovski, i cili pohon se do të abrogohen vetëm dy-tre nene të ligjit në fjalë), kemi arsye të dyshojmë se mund të bëheni pjesë e realizimit të një skenari me motive politike, që ka për qëllim pikërisht atë që po deklarohet haptas në nivelin më të lartë shtetëror", vijon letra e intelektualëve shqiptarë të Maqedonisë së veriut.

Letra mbyllet me shprehjen e besimit dhe shpresës se gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese nuk do të lejojnë cenimin e vlerave kushtetuese dhe do të dëshmojnë ndjeshmëri e duhur ndaj statusit tashmë të fituar të gjuhës së bashkësisë së dytë etnike në vend, gjuhës shqipe.

Sakaq në rrugët e Maqedonisë së Veriut, gjuha shqipe po vazhdon të hiqet në tabelat e sinjalistikës rrugore.

Katër vjet nga hapja e pikës kufitare Bellanoc-Stançic, tabelat kufitare atje tani kanë vetëm mbishkrime në maqedonisht.

Edhe pse një zonë kufitare me vendbanime qind për qind shqiptare, gjuha shqipe në këto tabela.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit