Rreth tre mijë burra e gra të moshave të ndryshme po ende në gjykatën e Tiranës për të marrë divorcin nga bashkëshortët/et e tyre vetëm gjatë vitit që po mbyllet. Kështu të paktën 4 çifte ndahen çdo ditë në kryeqytet.
Aktualisht në këtë gjykatë, më e madhja në vend, po shqyrtohen 1420 çështje divorci, ku pjesa më e madhe e kërkuesve janë femra.
Ndër këto çështje, vetëm diçka më shumë se 120 janë duke u zgjidhur me marrëveshje mes bashkëshortësh.
Pjesa tjetër, më së shumti shndërrohet në një luftë për divorc ku përzihen çështje të pasurisë, kujdestarisë së fëmijëve dhe ndihmës financiare mujore për ta.
Për çdo çështje, gjykata bën shqyrtim standard edhe nëse çiftet ndahen me mirëkuptim, apo nuk kanë fëmijë dhe/ose ndasi për të vështirësuar divorcin.
Në gjykatë, çështjet marrin muaj e deri vite dhe disa avokatë po ngrenë zërin që situata të ndryshojë e bashkë me të edhe kodi i familjes.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd