TIRANË- Ambasada Amerikane në Tiranë ka bërë një njoftim të rëndësishëm për aplikantët e vizave. Përmes një postimi në "Facebook", ambasada ka njoftuar se nga e hëna e 9 dhjetorit, do të hyjnë në fuqi masa të reja sigurie për intervistat në Konsullatën Amerikane.
Sipas njoftimit, aplikantët nuk do të mund të marrin me vete çanta shpine, bagazhe apo çanta dore. Teksa kërkon mirëkuptimin e qytetarëve, ambasada thekson se këto masa janë të nevojshme për të garantuar sigurinë dhe mbarëvajtjen e procesit të intervistave.
Njoftimi:
Njoftim i rëndësishëm për aplikantët e vizave! Duke filluar nga e hëna, datë 9 dhjetor 2024, do të hyjnë në fuqi masa të reja sigurie për intervistat në Konsullatën Amerikane. Aplikantët nuk do të lejohen të sjellin me vete çanta shpine, bagazhe ose çanta dore në ambientet e konsullatës. Këto masa janë të nevojshme për të garantuar sigurinë dhe mbarëvajtjen e procesit të intervistave për të gjithë aplikantët. Ne kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj në respektimin e këtyre udhëzimeve dhe vlerësojmë mbështetjen tuaj në mbajtjen e një procesi të sigurt dhe të qetë për të gjithë. Planifikoni për t’i lënë këto sende në shtëpi ose në një vend të sigurt përpara se të mbërrini në ambasadë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd