Detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi jetën 47 vjeçari Ç. M., dhe u arrestua 37 vjeçarja V. Sh.
Burime nga policia kanë bërë me dije se viktima punonte në një fast food në qytetin e Korçës. E arrestuara nga Librazhdi, jetonte me bashkëshortin e saj në një shtëpi me qira në Korçë. Të dy janë takuar në lagjen 10 të qytetit, në një rrugë dytësore ku kanë qenë duke kryer marrëdhënie seksuale ndërsa viktima nuk është ndjerë mirë dhe ka shfaqur simptoma (të vjella dhe rrjedhje gjaku nga hundët).
Grupi hetimor pas dërgimit të trupit të viktimës në morg, ka marrë telefonin e tij për këqyrje, ku janë hasur me bisedën e fundit që kishte me 37 vjeçaren, duke identifikuar kështu personin që ishte brenda mjetit. Pasi polici bëri identifikimin e Vahide Shulit, ata e shoqëruan pranë drejtorisë vendore të policisë Korçë për ta pyetur në lidhje me ngjarjen.
Sipas dëshmisë të siguruar nga grupi hetimor, 37 vjeçarja i ka thënë viktimës se duhet të lajmëronin ambulancën sapo ai shfaqi probleme shëndetësore, por ai nuk e ka lejuar. Më pas, sipas saj, ajo është larguar në shtëpi duke i thënë se e pret bashkëshorti. Këto ishin fjalët që e arrestuara dha në polici ndërkohë që sipas grupit hetimor në momentin e parë të njohjes me ngjarjen, viktima është gjetur gjysmë i zhveshur dhe në një dorë kishte një kartmonedhë 500 lekëshe (të reja), çka konfirmon atë që policia ka dhënë në një komunikim zyrtar për ushtrimin e prostitucionit nga ana e 37 vjeçares.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd