Ngjarje tragjike në Shkodër.
Përfshihet nga flakët një banesë në fshatin Shtoj, humb jetën i moshuari.
Ngjarja ndodhi në orët e vona të mbrëmjes.
Një zjarr i papritur ka përfshirë një banesë njëkatëshe brenda së cilës ndodhej i moshuari Gjek Prroni rreth 80 vjeç, informon Noa.al
Në vendin e ngjarjes shkuan zjarrfikëset, por me gjithë ndërhyrjen, i moshuari kishte ndërruar jetë.
Një grup hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Noa.al
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 21:35, në fshatin Shtoj i Vjetër, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në banesën e shtetasit Gj. P., 80 vjeç.
Si pasojë e zjarrit, ka humbur jetën shtetasi Gj. P, i cili jetonte i vetëm.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit po punon për përcaktimin e saktë të shkakut të rënies së zjarrit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd