TIRANË- Pasditen e kësaj të mërkure në rrugën “Thoma Koxhaj” në Tiranë janë konfliktuar me sende të forta pesë persona.
Policia thekson se tre prej tyre janë lënduar, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Dy të tjerët janë shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.
‘Më datë 04.12.2024, rreth orës 16:50, në rrugën "Thoma Koxhaj", janë konfliktuar dyshohet me sende të forta, shtetasit Shemsi Hoxha dhe Klement Hoxha me shtetasit Fredi Cecaj, Gentian Zogu dhe Serian Zogu.
Si pasojë janë dëmtuar shtetasit Fredi Cecaj, Gentian Zogu dhe Serian Zogu të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa shtetasit Sh. H. dhe K. H., janë shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të konfliktit’, informon policia e kryeqytetit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd