Një 47-vjeçar është i pajetë pasditen e kësaj të mërkure në Korçë.
Mësohet se 47 vjeçari Ç.M, ka humbur kontaktet prej ditës së djeshme me familjarët të cilët e kanë raportuar në polici rastin.
Vetëm pak minuta më parë, ky shtetas u gjet në mjet i pajetë në një rrugë dytësore në periferi të Korçës brenda në automjet.
Dyshohet që viktima mund të ketë pirë stimulues si pasojë e të cilave dyshohet se ka gjetur vdekjen.
Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, policia dhe eksperti mjeko-ligjor ka mbërritur në vendngjarje për të hetuar lidhur me rastin.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd