Transmetuar më 04-12-2024, 14:40

Prishtinë- Një protestë e organizuar nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës po mbahet sot në Prishtinë. Sindikalistët po kërkojnë rritje të pagave dhe nënshkrimin e kontratës kolektive.

Protesta që filloi në orën 12:30 ndër të tjera ka për qëllim edhe diskutimin me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci.

Në këtë protestë po mbahen pankarta drejtuar Ministrisë së Arsimit Shkencës e Teknologjisë.

Për shkak të protestës së SBASHK është ndaluar qarkullimi i automjeteve në rrugën “Agim Ramadani”, afër Ministrisë së Arsimit.

Pasi u ndalën për disa minuta para Ministrisë së Arsimit, protestuesit po vazhdojnë të qëndrojnë edhe para Qeverisë së Kosovës.

Punëtorët e Arsimit po mbajnë pankarta “Ministre, duke qenë kundër Kontratës Kolektive, je kundër punëtorëve të arsimit”, “E shenjtë është puna e mësuesit në edukimin e brezave”, “Qeveria realizo kërkesat tona, parandalo veprimet e tjera sindikale”, etj.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit