Tiranë- Mësohen 36 emrat e grupit të punës që do drejtojnë strukturat e PD për Tiranën.
Pas heqjes së masës së arrestit shtëpiak, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është rikthyer menjëherë në seli dhe ka nisur me mbledhjen e strukturave për të përcaktuar aksionin opozitar.
Tashmë jo më me mbledhje online, por me takime në zyrën e tij dhe thirrjen e forumeve të partive, Berisha po drejton sërish forcën më të madhe të opozitës drejt zgjedhjeve të 2025.
Dy ditë më parë ai ka mbledhur kryesinë e PD-së, ku ka miratuar edhe ngritjen e grupit të punës, një listë me 36 persona, që do të përgatisin strukturat në degën e Tiranës.
Nën drejtimin e Belind Këlliccit, dega më e madhe në vend do nisë nga puna për përgatitjen e fushatës.
Në listë janë deputetët Albana Vokshi, Asllan Dogjani, Dhurata Ccupi, Jorida Tabaku dhe Edi Paloka, ish kryetarët e KQZ-së, Arben Ristani dhe Cclirim Gjata, politikanë demokratë të Tiranës, Ilir Alimehmeti, Ilda Zhulali si dhe djemtë e dy ish ministrave të rëndësishëm të PD-së, Andi Mustafaj, djali i Besnik Mustafajt dhe Glauk Olldashi, djali i Sokol Olldashit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd