Shtatë persona akuzohen për 3 vepra penale për incidentin e ndodhur më 13 qershor 2019, në Librazhd, ku penguan eskortën e kryeministrit Edi Rama që të kalonte në aksin Librazhd-Prrenjas dhe e goditën atë.
Aurel Bylykbashi, ish-deputet i PD, Bujar Vreto, kryetar i PD Librazhd, Arjan Karriqi, kryetar i PD Prrenjas, Erlind Gurra, sekretar, Leonard Ozuni, sekretar, Bujar Kojku dhe Dash Boja akuzohen për 3 vepra penale për incidentin e ndodhur para 5 vitesh.
Tashmë, pas 5 vitesh dalin në gjyq për vendim.
Gjyqtare e çështjes është Yrfet Shkreli.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd