Edhe kur ndodhet në vendin që po kërkon vazhdimisht distancimin e Serbisë nga Rusia, presidenti serb Aleksandar Vuçiç vuri në pah nacionalizimin e tij dhe dëshirën për t’u ulur në dy karrige, atë të BE-së dhe të jetë krah Rusisë.
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha mbrëmë në Bruksel se nuk do të ndryshojë politikën e mosvendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë.
Duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari nëse kushti i BE-së për hapjen e Klasterit Tre është vendosja e sanksioneve ndaj Rusisë, Vuçiç tha se është e rëndësishme që Serbia të përmbushë kushtet që janë vendosur, por se nuk do të ndryshojë politikën e saj për këtë çështje.
“Për të vendosur sanksione ndaj Rusisë, të gjitha dyert janë të hapura për ne, për të vendosur sanksione ndaj Rusisë dhe për të njohur Kosovën e pavarur, gjithçka është e mundur, por ne nuk jemi të interesuar, nuk dua të ndryshoj politikën që kemi miratuar. Deri më tani është dëshmuar të jetë një politikë e mirë dhe nuk më intereson shumë kush do të më kritikojë për çfarë”, tha Vuçiç.
Ai theksoi se ka qenë shumë gjatë në politikë për të ndryshuar bindjet e tij nën presionin e kujtdo. “Serbia nuk është një grusht tërshërë që të gjithë po e shantazhojnë dhe kushdo mund ta grabisë. Pra le të bëjnë punën e tyre, ne të bëjmë punën tonë”, tha Vuçiç.
Madje ai shfryëzoi Brukselin për disa deklarata populiste dhe përdhelëse që shkojnë në favor të presidentit rus Vladimir Putin.
Ai theksoi se nuk e ndjek politikën e tij, të cilën nuk do ta ndryshojë, për shkak të interesave të tij personale, por sepse beson se është interes i Serbisë.
“Deri tani, ne e kemi udhëhequr vendin në një mënyrë shumë të mirë. Shikoni rezultatet, jo nëse dikush i pëlqen apo jo dikujt. Të gjithë këtu e dinë se Serbia është ekonomia e dytë me rritjen më të shpejtë në Evropë dhe të gjithë na përgëzojnë për këtë”, ka thënë Vuçiç.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd