Iftuari i radhës në podkastin “Flet” me Ilnisa Agollin, ishte hoxhë Ahmed Kalaja.
Në një moment gjatë intervistës, moderatorja e njohur i tha hoxhës që ka një shami dhe donte që t’ia vendoste.
Kalaja u habit, pasi mendoi se mbaroi intervista. Por Agolli i tha se do të bëjnë muhabet, ku ajo do të mbante edhe shaminë në kokë.
Kur përmendi fjalën ‘muhabet’, Ilnisa i tha se është fjalë arabe dhe e pyeti se ‘çfarë do të thotë?’. Hoxha iu përgjigj menjëherë “dashuri” dhe më pas shtoi: “Por nuk do bëjmë se jemi para kamerave”.
Pjesë nga biseda:
Ilnisa Agolli: Kam marrë një shami me vete, do më mbulosh?
Ahmed Kalaja: Po prit, tani?
Ilnisa Agolli: Do bëjmë muhabet?
Ahmed Kalaja: Mbaruam?
Ilnisa Agolli: Muhabet është fjalë arabe, e di ti?
Ahmed Kalaja: Po
Ilnisa Agolli: Ça do të thotë muhabet?
Ahmed Kalaja: Dashuri, por nuk do të bëjmë se jemi para kamerave
Ilnisa Agolli: Do që të na vrasi Moza, apo? Do më mbulosh?
Ahmed Kalaja: Po, me shumë kënaqësi
Ilnisa Agolli: E kam blerë në Stamboll
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd