Policia evropiane, EUROPOL, ka konfirmuar përdorimin e gjuhës shqipe në aplikacionin e koduar “Matrix”.
Mbi 2 milionë mesazhe të shkëmbyera përmes këtij aplikacioni, që besohet se kryesisht i përkasin njerëzve të botës së krimit, janë tashmë në duart e prokurorëve europianë të Holandës, SPanjës, Francës, e të tjera.
Mes tyre ka edhe mesazhe në gjuhën shqipe, çka ishte pohuar më herët nga vrasësi me pagesë, tashmë bashkëpunëtor i drejtësisë, Nuredin Dumani.
Mbetet për t’u parë nëse këto mesazhe tashmë do të mbërrijnë në duart e prokurorëve shqiptarë, ashtu siç ka ndodhur më herët me ato të aplikacioneve “SKY ECC” dhe “EncroChat”.
Çështja drejtohet nga një ekip i përbashkët hetimor (EPH) që përfshin autoritetet franceze dhe holandeze, të mbështetur nga një Task Force Operacionale e krijuar në Europol. Ky grup pune përfshin forcat e zbatimit të ligjit nga Franca, Holanda, Spanja, Lituania dhe Italia. Vendet e EPH-së janë përgjegjëse për të vendosur mbi shpërndarjen e paketave të inteligjencës të përgatitura nga Europol tek autoritetet e tjera”, thotë Europol
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd