Prindër dhe qytetarë janë mbledhur sërish këtë të martë për të protestuar për ngjarjen e rëndë ku mbeti i vrarë 14-vjeçari Martin Cani, pas një përplasjeje me bashkëmoshatarë të tij.
Më pas, ata pritet të marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit, ku edhe më herët kanë protestuar duke kërkuar dorëheqje të zyrtarëve të arsimit.
Me një pankartë simbolike të afishuar në hyrje të shkollë së Martinit, ata e kanë quajtur atë si “shkolla Martin Canaj”.
Martini humbi jetën pas një sulmi me thikë nga një bashkëmoshatar i tyre, ndërsa shoku i tij mbeti i plagosur.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd