Transmetuar më 03-12-2024, 10:28

Balerini i njohur Eno Birko dyshohet se është hedhur nga pallati ku banonte, në rrethana ende të paqarta.

Policia tha se sot, rreth orës 01:00, në rrugën "Margarita Tutulani", dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i pallatit, shtetasi E. B., 50 vjeç.

Si pasojë, Birko është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Policia thotë se po punohet për sqarimin e rrethanave të rasteve.

E pyetur nga noa.al policia konfirmoi se 50 vjeçari është përmendur orët e fundit ndërsa gjendet në reanimacion. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit