Transmetuar më 01-12-2024, 22:04

Edhe Vlora u trondit sonte, pak orë pas krimit në Tiranë, me një plagosje të rëndë që bëri të dërgohet në gjendje kritike në spital një 40 vjeçar.

Ngjarja ndodhi në lagjen “15 Tetori”, ku dyshohet se për motive të dobëta, Abaz Rohani 51 vjeç, me precedent penal, ka plagosur me thikë Xhafer Kamberi 41 vjeç dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Kamberi është dërguar në spital ku gjendet nën kujdesin e mjekëve, në gjendje të rënduar shëndetësore.

Policia po punon për kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes.

Çfarë tha policia

Rreth orës 20:27, në lagjen “15 Tetori”, dyshohet se për motive të dobëta, shtetasi Abaz Rohani, 51 vjeç, person me precedent penal, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin Xhaferr Kamberi, 41 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Shtetasi Xhaferr Kamberi ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë, nën kujdesin e mjekëve, në gjendje të rënduar shëndetësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për kapjen e autorit të dyshuar, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit