Transmetuar më 01-12-2024, 17:11

Julian Gjoshi nga Shijaku, 26 vjeç, është identifikuar si autori i vrasjes së Alfred Dedjas këtë të diel në Ndroq.

Sipas informacioneve paraprake, shkak dyshohet të jenë bërë prishja e pazareve të drogës.

Mësohet gjithashtu se Gjoshi është person me precedentë të mëparshëm penalë.

Sipas policisë, ngjarja e rëndë u shënua në një lokal të zonës.

Vrasja në mes të një lokali në Tiranë kishte për viktimë 50 vjeçarin Alfred Dedja me banim në Shijak.

Autor i dyshuar i ngjarjes, tashmë në arrati, është i riu nga Shijaku, Julian Gjoni.

Krimi i rëndë ndodhi sot në këtë lokal që shihni në foto, në Ndroq, rreth orës 15.30, raporton noa.al.

Dëshmitarët thanë se i dyshuari u fut në lojal me armë zjarri në dorë dhe qëlloi në drejtim të Alfred Dedes duke e lënë të vdekur në vend.

Në momentin e vrasjes, 50-vjeçari ishte në shoqërinë e personave të tjerë që dëshmuan të gjithë ngjarjen dhe ishin pikërisht ata që identifikuan Gjoshin si autor. Detaj ky që tregon se palët kishin njohje me njëri-tjetrin.

Menjëherë më pas ai vrapoi duke u larguar në drejtim të paditur. Ai hipi në një makinë tip Mercedes-Benz, thanë dëshmitarët.

Autori është identifikuar nga shërbimet e Policisë dhe një grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë rrethanave të ngjarjes, dokumentimin e plotë ligjor të saj dhe kapjen e autorit të dyshuar, tha policia e Tiranës.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit