Tiranë – Dita e parë e dhjetorit ishte dhe e fundit për një burrë në moshë ende të re në Tiranë pasi mbeti i vrarë nga një krim me armë zjarri.
Ngjarja ndodhi sot, rreth orës 15:30, në një lokal në Ndroq, ku në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi Alfred Dedja, rreth 50 vjeç.
Autori është identifikuar nga shërbimet e Policisë dhe një grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë rrethanave të ngjarjes, dokumentimin e plotë ligjor të saj dhe kapjen e autorit të dyshuar.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd