Transmetuar më 30-11-2024, 22:23

ITALI- Një shqiptar ka hapur zjarr në mes të natës në Como mbrëmjen e kaluar. Mediat italianë bëjnë me dije se i riu 20-vjeçar mesa duket ka qëlluar disa të shtëna në ajër në Piazza Volta, e mbushur me njerëz për shkak të pranisë së klubeve dhe lokaleve të shumta në zonë.

Oficerët e policisë së komisariatit të Komos kanë ndërhyrë në orën 23:30 pasi shpërthimi i të shtëna me armë është raportuar në numrin e urgjencës 112. Dëshmitarët i shpjeguan policisë se autori ishte një i ri i cili ishte pjesë e një grupi djemsh që po largoheshin drejt kopshteve buzë liqenit. Autori i dyshuar është përshkruar në detaje nga të pranishmit.

Oficerët e policisë nisën kontrollet në zonën e Piazza Volta dhe zonën përreth, deri në zonën e stadiumit dhe Giardini a lago. Ndërsa ata ishin të përfshirë në operacion, policia dëgjoi të shtëna të tjera dhe identifikoi dhe ndaloi dy autorët e dyshuar. Një pistoletë bosh me kapak të kuq u gjet në një shtrat lulesh, por krejtësisht identike me një armë të vërtetë, si në madhësi ashtu edhe në peshë.

Dy të rinjtë të dy shqiptarë, 20 dhe 19 vjeç, u arrestuan nga policia. 20-vjeçari akuzohet për shpërthime të rrezikshme në një ambient publik të frekuentuar nga persona dhe 19-vjeçari për mungesë dokumenti identifikimi

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit