Transmetuar më 30-11-2024, 21:09

Barazim 1-1 në “Der Klassiker” mes Dortmund dhe Bayern, takim ky i Bundesligës i zhvilluar në “Signal Iduna Park”.

Në minutën e 26-të, talenti anglez, Jamie Gittens u shkëput mjaft mirë nga krahët, duke lënë mbrapa kundërshtarin dhe duke finalizuar në mënyrë perfekte aksionin personal, me një goditje me të majtën në brendësi të zonës.

Verdhezinjtë ruajtën me fanatizëm rezultatin në fraksionin e parë, teksa nuk lejuan hapësira.

Në pjesën e dytë, bavarezët e drejtuar nga Kompany shtuan presionin dhe u vendosën në kërkim të golit. Goli i barazimit erdhi në minutën e 85-të, kur Olise gjeti Musialën, me këtë të fundit që u koordinua mirë me kokë dhe mposhti portierin. Pavarësisht 5 minutave shtesë, rezultati mbeti i pandryshueshëm.

Bayern kryeson tabelën me 30 pikë, ndërsa Dortmund është në vendin e pestë me 20 pikë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit