Transmetuar më 30-11-2024, 20:27

HUNGARI- Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban ka dënuar sulmin terrorist të mbrëmshëm në Zubin Potok, përkatësisht në kanalin e Ibër Lepencit. Orban në një reagim në platformën X, ka kërkuar hetim të paanshëm të rastit.

“Dënojmë sulmin ndaj infrastrukturës kritike të Kosovës në Zubin Potok. Në vend të akuzave të njëanshme, ne bëjmë thirrje për një hetim të paanshëm dhe gjithëpërfshirës. Përmbajtja është e domosdoshme për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm në rajon”, ka thënë kryeministri hungarez.

Orban njihet si një mik i presidentit aktual serb Aleksandar Vuçiç. Kjo afërsi është reflektuar edhe në raportet Hungari-Kosovë, ku Hungari ka votuar kundër Kosovës në disa votime në arenën ndërkombëtare përfshirë aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit