Transmetuar më 30-11-2024, 14:37

Një rast i rëndë përndjekjeje është zbuluar në Gjirokastër, ku viktimë është një e mitur.

Policia njofton se ka proceduar penalisht një 28-vjeçar, i cili dyshohet se përpara dy ditësh po përndiqte në gjendje të dehur një 14-vjeçare.

Njoftimi i policisë:

Komisariati i Policisë Gjirokastër referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin K. M., 28 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi më datë 28.11.2024, në gjendje të dehur, dyshohet se ka përndjekur një 14-vjeçare.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit