Transmetuar më 30-11-2024, 12:32

Damask- Forcat e opozitës siriane kanë marrë nën kontroll pjesën më të madhe të qytetit të dytë më të madh të vendit, Aleppo, raporton CNN.

Një aleancë rebele nisi një sulm të befasishëm këtë javë, duke u shtrirë në lindje përmes fshatrave jashtë qytetit dhe duke rindezur një konflikt që kishte qenë kryesisht statik për vite me rradhë. Është hera e parë që rebelët sirianë shkelin në Aleppo që kur forcat qeveritare rifituan kontrollin gjatë Luftës Civile në 2016.

Deri të shtunën në mëngjes, luftëtarët rebelë kishin marrë kontrollin e zonave të mëdha të qytetit, sipas pamjeve të gjetura nga CNN.

Luftëtarët rebelë janë parë në vende kyçe, disa burra të armatosur duke valëvitur një flamur të opozitës dhe duke bërtitur "Zoti është i madh" në arabisht në një shesh qendror.

Të tjerë rebelë janë parë në kështjellën e qytetit, e cila është gjithashtu në Aleppo qendrore.

Përjashtimi i vetëm duket se është pjesa verilindore e qytetit, ku disa lagje mbeten nën kontrollin e forcave qeveritare dhe aleatëve të milicisë iraniane.

Duket se rebelët në avancim hasën pak rezistencë nga ushtria siriane, me disa banorë brenda Aleppos që i thanë CNN se ka pasur luftime minimale në zonat urbane të qytetit.

Në përgjigje të avancimit të rebelëve, forcat ajrore ruse të premten nisën një ofensivë ajrore kundër forcave të armatosura të opozitës siriane në provincat Alepo dhe Idlib, njoftuan mediat shtetërore ruse.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit