Transmetuar më 30-11-2024, 12:19

Një zjarr përfshiu një fabrikë këpucësh mbrëmjen e djeshme në Zhejë të Kurbinit.

Këto janë pamjet e mbetura pas fikjes së zjarrit.

Siç shihet zjarri ka shkrumbuar gjithçka, edhe pse në vendngjarje mbërritën zjarrfikësit.

fatmirësisht nuk pati dëme në njerëzx, por dëmet materiale janë të mëdha.

Ekspertët po punojnë rreth shkaqeve që mund të kenë shkaktuar zjarrin.

Ndërkohë, dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike. Fatmirësisht nuk u raportua për të lënduar por vetëm dëme materiale të konsiderueshme.

Zjarri shkaktoi panik tek banorët përreth, ndërsa situata aktualisht është e normalizuar. Fikja e zjarrit u bë pas ndërhyrjes së zjarrfikësve të cilëve iu deshën disa orë për të neutralizuar flakët.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit