Mesazhet e dërguara Barcelonës për 125-vjetorin po shfaqen gjithandej, duke zgjuar kujtimet e atyre që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e klubit katalanas. Mesazhe kanë mbërritur nga çdo cep i botës, madje edhe nga figura si Xavi Hernández, i cili nuk pati një largim të qetë nga Barça, pas zëvendësimit të tij me Hansi Flick (trajneri aktual i Barcelonës).
Ish-mesfushori legjendar dhe ish-trajneri i Barcelonës ka publikuar disa fotografi nga karriera e tij si lojtar, duke shkruar: "125 vite histori. Gëzuar, Barça!"
Edhe braziliani Neymar ka përdorur rrjetet sociale për të festuar 125-vjetorin e themelimit të Barçës, duke publikuar në Instagram një foto të një prej festimeve të tij të golave me fanellën blaugrana.
Së fundi, por jo më pak i rëndësishëm, ishte gjesti i Real Madridit, ose më saktë urimi me këtë rast: "Urime për 125-vjetorin tënd, Barcelona! Është nder për Real Madridin të konkurrojë me një rival kaq të madh gjatë gjithë historisë sonë". Një shembull i shkëlqyer sportiviteti për botën e futbollit, që shpeshherë përfshihet nga polemika, kritika dhe mungesë “fair play”.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd