Mungesa e Lautaro Martínez mes kandidatëve për çmimin “The Best FIFA 2024” ka ngjallur polemika, veçanërisht brenda Interit. Pavarësisht një sezoni të jashtëzakonshëm, i kurorëzuar me fitimin e Serie A dhe “Copa América”, kapiteni zikaltër nuk u mor parasysh. CEO i Interit, Giuseppe Marotta, shprehu gjithë zhgënjimin e tij, duke e quajtur përjashtimin "befasues dhe zhgënjyes":
“Lautaro meriton më shumë respekt dhe njohje. Ai e çoi Interin drejt arritjeve historike dhe udhëhoqi Argjentinën drejt suksesit në Kupën e Amerikës. Në të dyja garat ishte golashënuesi më i mirë. Injorimi i këtyre paraqitjeve është një sinjal negativ”.
Marotta nënvizoi se përjashtimi i "Toros" duket se anashkalon jo vetëm golat dhe sukseset, por edhe ndikimin vendimtar në ndeshjet më të rëndësishme. Ai shtoi: “Shpresojmë që në të ardhmen lojtarët që shkëlqejnë si Lautaro të marrin vlerësimin e merituar”.
Mungesa e Martínez mes kandidatëve për “The Best FIFA 2024” është një goditje për Interin, që priste vlerësim për kapitenin e vet pas një sezoni ku ishte protagonist absolut.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd