Transmetuar më 30-11-2024, 10:27

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka deklaruar se është përdorur rreth 15 kg eksploziv për shpërthimin në kanalin Ibër-Lepenc.

Ministri e ka quajtur aktin terrorist duke u shprehur se u dëmtua seriozisht një pjesë e kanalit të Ibër- Lepencit.

“Një pjesë e kanalit të Ibër-Lepencit u dëmtua seriozisht, nuk dihet ende saktësisht për eksplozivin, por sipas eksperteve të policisë, flitet diku për rreth 15 kg eksploziv”, tha ai.

Sveçla shtoi se qëllimi i këtij sulmi është destabilizimi i vendit.

Ndaj, aktit të në kanalin Ibër – Lepenc kanë reaguar edhe SHBA, BE dhe EULEX-i, duke kërkuar që kryerësit e këtij akti të kapen dhe të nxirren para drejtësisë

Gjatë dy ditëve të fundit në veri të vendit, respektivisht në Zveçan, janë sulmuar me granata dore objektet e stacionit policor dhe ai i Komunës.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit