

Goli fantastik i Federico Dimarco kundër Frosinones, shënuar më 12 nëntor 2023, është nominuar për çmimin “Puskas”, i cili jepet nga FIFA për golin më të bukur të vitit. Dimarco mori një pasim nga Mkhitaryan dhe me një goditje të fuqishme nga 56 metra largësi kaloi portierin Turati, që ishte pak jashtë kuadratit të vet, duke realizuar një gol të pabesueshëm.
Ky gol ka ngjallur shumë emocion dhe tani është një nga kandidatët për çmimin e më të mirit të vitit. Pas ndeshjes, Dimarco e pranoi se e kishte synuar një gol të tillë dhe kishte dëshiruar ta realizonte.
Nëse Dimarco fiton “Puskas”, ai do të hyjë në histori si lojtari i parë italian që e bën të vetin këtë çmim prestigjoz. Lojtari më i afërt këtij çmimi, italian, ishte Alessandro Florenzi në vitin 2015, me një gol të mrekullueshëm nga mesfusha kundër Barcelonës në Ligën e Kampionëve.
Përballë Dimarco në këtë garë janë 10 lojtarë të tjerë, mes të cilëve edhe Garnacho me një roveshiatë të bukur kundër Evertonit; Kudus me një gol të shkëlqyer në një ndeshje të “Europa League” mes West Ham dhe Freiburg. Lista përfshin gjithashtu lojtarë nga e gjithë bota, si Al Haydos (Katar), Antonis (Melbourne City) dhe Onuachu (Trabzonspor).
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





