Transmetuar më 30-11-2024, 09:24

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Hallandale Beach, SHBA, ku çifti shqiptar Pajtim Krasniqi, 34 vjeç, dhe bashkëshortja e tij, Sabrina Krasniqi, 27 vjeç, janë gjetur të vrarë në apartamentin e tyre.

Policia dyshon se Sabrina ka qëlluar për vdekje bashkëshortin e saj dhe më pas ka kryer vetëvrasje.

Media e huaj ka publikuar një foto të trupit të pajetë ku duket ballkoni i apartamentit i mbuluar në gjak, pamje këto tronditëse për banorët dhe dëshmitarët që ndodheshin në atë ndërtesë. Hetimet sugjerojnë se shkaku mund të ketë qenë një tradhti bashkëshortore.

Motra e Pajtim Krasniqit, Albana, ka shprehur dhimbjen e thellë dhe ka akuzuar bashkëshorten për krimin. Policia po heton rrethanat e ngjarjes.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit